E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia zhvillon zgjedhjet lokale më 19 maj

ZAGREB- Qeveria kroate shpalli të dielën e 19 majit si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, ku do të zgjidhen kryetarët e përfaqësive të pushteteve lokale dhe rajonale, kryetarët bashkiakë dhe komunalë, prefektët e qarqeve dhe zëvendësit e tyre.
Ministri i Administrimit Lokal, Arsen Bauk, deklaroi se komisionerët zgjedhorë tanimë ishin të zënë me zgjedhjet kroate për Parlamentin Europian, që zhvillohen këtë të dielë.
''Paskësaj, ata do të fokusohen në zgjedhjet lokale'', shtoi ai.

Vendimi për zgjedhjet lokale do të hyjë në fuqi më 18 prill dhe 2 maji është afati i fundit për dorëzimin e listave.

Njësitë e pushtetit vendor që kanë deri në 10 000 banorë do të zgjedhin një nënkryetar bashkiak, ndërsa ata me mbi 10 000 banorë kanë të drejtë të zgjedhin dy nënkryetarë bashkiakë.

Në 73 njësi të pushtetit vendor, do të zgjidhen 75 deputetë nga radhët e minoriteteve kombëtare dhe nga shtetasit kroatë, 39 nga minoritetet serbe, shtatë nga minoritetet italiane, katër deputetë për secilin nga minoritetet çeke dhe hungareze, dy për secilin nga minoritetet rutenian, rome dhe boshnjake, një për minoritetet sllovake dhe 14 deputetë për shtetasit kroatë në qytetet apo komunat ku minoritetet përbëjnë shumicën.

Zgjedhjet e fundit vendore u zhvilluan më 17 maj 2009.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›