E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seuli: Dyshime që Pheniani të ketë raketë bërthamore

SEUL- Ministria koreanojugore e Mbrojtjes deklaroi sot se dyshonte në kapacitetin e Koresë së Veriut për lëshimin e një rakete balistike me kokë bërthamore, ashtu si kishte konfirmuar një ditë më parë një zyrtar amerikan duke cituar një raport të shërbimit sekret ushtarak.

"Koreja e Veriut ka kryer tre prova bërthamore, por mbeten dyshime që Koreja e Veriut të ketë prodhuar një kokë bërthamore mjaftueshmërisht të vogël dhe të lehtë që mund të montohet në një raketë'', deklaroi për shtypin zëdhënësi i ministrisë, Kim Min-Seok.

''Por, Koreja e Veriut po drejtohet drejt kësaj etape, ku mund të prodhojë një kokë të vogël bërthamore për ta vendosur në një raketë'', shtoi zëdhënësi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›