E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroatët kërkojnë Porshin Peng te Ministria e Drejtësisë

Një automjet "Porche Chayenne" që është vjedhur dhe më pas trafikuar nga Kroacia në drejtim të Shqipërisë është marrë nga ministria e Drejtësisë në administrim, por që në fakt nuk kthehet tek pronari i ligjshëm, edhe pas kërkesave të vashdueshme të tij. Automjeti "Porche Chayenne" rezulton të jetë grabitur nga shtetasi nga Pogradeci Felek Asani, i cili për krimin e kryer është dënuar nga gjykata me 6.8 vite burg për akuzën e "Trafikut të mjeteve motorike". Pas këtij dënimi, Asani është izoluar në burg ndërkohë që automjeti i vjedhur është mbajtur në pikën e rezervave të shtetit. Mirëpo me një vendim të beftë ministri i Brendshëm ka vendosur që automjetin tip "Porche Chayenne" me targë Zg 0909-Mp në pronësi të subjekjetit privat EUROHERC osiguranie D.D Zagreb, ka vendosur që automjetit tia dhurojë zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë. Megjithë kërkesave të vashdueshme tashmë kjo ministri ka refuzuar disa herë të kthejë automjetin tek pronari i ligjshëm, dhe nisur nga kjo situatë çështja ka përfunduar në dyert e gjyaktës së Tiranës. Pas zhvillimit të një sërë seancash gjyqëosre, Gjykata e Tiranës ka rëzuar padinë e kompanisë private Kroate, duke ia lënë automjetin luksoz zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Shqiptarja.com)

(eq/im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›