Kroati Dalic ne kurthin Mirel Josa

Dinamo, kampionia në fuqi synon pikë të plota me Elbasanin, një nga rivalët e mëdhenj sezonalë për trofeun e kampionatit të 70-të. Dy barazimet e bardha me Teutën (java 1) e Besën (java 3) kanë pasur në mes fitoren e bujshme me Shkumbinin (3-1, java 2), falë golave të kroatit Petricevic e shqiptarit Plaku (2). Elbasani pas barazimit në javën e parë me Apoloninë ka fituar dy të fundit, edhe pse me rezultatin e ngushtë 1-0. Trajneri kroat i Dinamos, Zlatko Dalic, do ta ketë vështirë të mposhtë një teknik të "ftohtë" si Mirel Josa. Gjithsesi, në përballjen e fundit në Tiranë, Dinamo fitoi 3-1. Por me shumë dyshime brenda.
DINAMO-ELBASANI
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë,
21.09.2008, Ora 16:00
Gjyqtar: Sokol Cekaj (Lac)
Bilanci: 111 ndeshje; 49 fitore Dinamo, 43 barazime, 19 fitore Elbasani. Golat: 162-90
Fitorja e fundit e Dinamos: 3-1, 26.04.2008
Barazimi i fundit: 0-0, 09.02.2008
Fitorja e fundit e Elbasanit: 1-0, 14.10.2006