Kroati Guerrib, goleadori i të huajveMilaim Guerrib, kryeson listën e golashënuesve të huaj në Superligë: 4 gola ne shtate ndeshje

Rrjetet sociale:
Sulmuesi kroat i Skënderbeut, Milaim Guerrib, kryeson listën e golashënuesve të huaj në Superligë. Guerrib ka shënuar në shtatë javët e para 4 gola.
Renditja e përgjithshme e golashënuesve, përfshirë dhe lojtarët shqiptarë, kryesohet nga Elis Bakaj i Dinamos, me 5 gola.
3 gola
Sead Haxhibuliç dhe Mladen Bërkiç, të dy të Apolonisë kanë shënuar secili nga tre gola.
2 gola
Dy gola ka realizuar kroati tjetër i Skëndërbeut, Antonio Rukavina. Argjentinasi i Dinamos, Malarkane ka realizuar dy gola. Kosovari Hyseni (Gramozi) gjithashtu ka shënaur dy golla.
1 gol
Një gol ka shënuar braziliano-kroati i Flamurtarit, Robert Alvizh. Edin Ferizoviç i Apolonisë është autori i po një goli. Ilir Nallbani (Vllaznia) ka shënuar një gol.
Numri i klikimeve - 6892
E Marte, 20 Tetor 2009