E Diel, 1 Nëntor 2026

Tomori, skuadra e njohur në kaosBeratasit, nënkampion te vendit në sezonin 1999-2000, ndodhen në vendin e parafundit në Kategorinë e Dytë

Rrjetet sociale:

Tomori i Beratit, një nga klubet më të vjetra në Shqipëri (i themeluar në vitin 1923) e nënkampion i vendit në sezonin 1999-2000, ndodhet në kaos të plotë.

Beratasit, finalist të Kupës së Shqipërisë në sezonin 1963-1964, ndodhen në vendin e parafundit në Kategorinë e Dytë, Grupi i Jugut, me vetëm 3 pikë pas katër ndeshjesh.

Në takimin e fundit, Tomori humbi 3-0 me Albpetrolin. Tomori drejtohet aktualisht nga trajneri i dytë sezonal, Dume, pas largimit të Madrid Muzhait.

Gjithsesi, Tomori vazhdon të jetë në lojë në Kupën e Shqipërisë, ku në turin e parë do të përballet me Vllazninë.

KATEGORIA E DYTE
Rezultatet e Tomorit

Java 1: Tomori-Tepelena 3-1
Java 2: Butrinti-Tomori 2-0
Java 3: pushim
Java 4: Tomori- Vlora 1-2
Java 5: Albpetroli-Tomori 3-0

Kategoria e Dytë
Java 5, 18.10.2009

Himara-Këlcyra 2-0
Poliçani-Domosdova 0-2
Delvina-Maliqi 7-0
Përmeti-Tepelena 1-0
Pojani-Butrinti 3-4
Albpetroli-Tomori 3-0
Vlora pushim

RENDITJA
1.    Albpetroli 13
2.    Delvina 9
3.    Domosdova 9
4.    Himara 9
5.    Përmeti 9
6.    Butrinti 8
7.    Vlora 8
8.    Këlcyra 6
9.    Pojani 4
10.    Tepelena 4
11.    Maliqi 4
12.    Tomori 3
13.    Poliçani 0

Numri i klikimeve - 6895
  E Marte, 20 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›