E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kroçera “Monet” me turistë britanikë mbërrin në portin e Vlorës, në mbrëmje niset drejt Sarandës

TIRANË, 13 tetor, /ATSH/ Kroçera “Monet” ka mbërritur sot në portin e Durrësit. Rreth 46 turistë anglezë kanë mbërritur me këtë kroçere në vendin tonë, ndërsa sipas mediave rreth orës 22:00 do të niset drejt Sarandës.

Kjo kroçerë është një nga vizitoret më besnike në Shqipëri, pasi në maj të këtij vitit zhvilloi dy ture brenda muajit në Portin e Durrësit.

Korçerja ‘Monet’ mban emrin e piktorit impresionist francez Claude Monet dhe është 68 metra e gjatë dhe 10 metra e gjerë. Ka 30 kabina në bord me hapësirë ​​për 60 pasagjerë, si edhe 27 pjesëtarë të ekuipazhit.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›