E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEHERAN – Irani kritikon sanksionet e fundit të planifikuara të BE-së

TEHERAN, 13 tetor /ATSH-DPA/- Irani ka dënuar sanksionet e planifikuara të BE-së në përgjigje të dërgimit të supozuar të tij të raketave balistike në Rusi, thuhet në një postim të Ministrit të Jashtëm, Abbas Araghchi, në media sociale.

“E kam thënë qartë dhe e përsëris edhe një herë: ne NUK i kemi ofruar raketa balistike Rusisë”, tha Araghchi në X.

“Nëse Evropa ka nevojë për një “rast” për të qetësuar shantazhin e Izraelit, më mirë të gjej një histori tjetër”, shtoi ai.

Shtetet anëtare të BE-së kanë planifikuar të vendosin sanksionet e reja të hënën.

Masat ndëshkuese synojnë të shënjestrojnë kompanitë dhe individët e përfshirë në programin e raketave balistike të Iranit dhe dërgimin e këtyre dhe armëve të tjera në Rusi. Sanksionet do të vendosen edhe ndaj linjës ajrore shtetërore “Iran Air”.

Irani tha se ka një bashkëpunim strategjik me Moskën, megjithëse kjo nuk kishte të bënte me luftën në Ukrainë.

Teherani pohoi se ofrimi i ndihmës ushtarake për palët ndërluftuese është çnjerëzore.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›