E Diel, 1 Nëntor 2026

Krojf: Ronaldo nuk kushton 94 milionë euro

Barcelonë - Kartoni i Kristiano Ronaldos nuk kushton 94 milionë euro. Ky është konkluzioni i legjendës Johan Krojf, ish-trajner i Barcelonës. Sipas tij, jo vetëm portugezi, por askush nuk e ka një vlerë të tillë.

Blerja e Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit është më e shtrenjta në historinë e futbollit, dhe rrjedhimisht kjo skuadër do të ketë një presion të madh për t’i fituar të gjitha ndeshjet e sezonit të ardhshëm.

“A do të fitojë Reali gjithçka? Këtë nuk di ta them, pasi dihet fuqia e Barcelonës në Spanjë dhe e skuadrave angleze në Ligën e Kampioneve”, deklaron Johan Krojf.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›