Blerim Xhemajli qëndron tek ekipi i Torinos
Torino - Blerim Xhemajli sezonin e ardhshëm do të luaj sërish në radhët e Torinos, megjithëse ky ekip ra në Serinë B. Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane sezonin e kaluar u aktivizua në radhët e torinezëve, i dhënë në formë huazimi nga Bolton Wanderers.
Ndërkohë, Torino arriti marrëveshjen me Boltonin për të mbajtur në Itali mbrojtësin 23-vjeçar. Xhemajli bëri një paraqitje impresionuese në sezonin që sapo u mbyll, duke ngjallur edhe interesimin e Lacios dhe Napolit.