Krujë-Lind foshnjën, e fut në qese dhe e hedh në bregun e lumit. Ndalohet nga policia 42-vjeçarja

Një 42-vjeçare është ndaluar nga policia pasi akuzohet për vrasjen e foshnjës që ka lindur në banesën e saj në Tapizë të Krujës.
Sipas policisë, bëhet e ditur se mëngjesin e sotëm 42-vjeçarja me inicialet L.K “dyshohet se pasi ka lindur foshnjën në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës”
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.
Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.rtsh.al/