“Open Air” në edicionin e katërt

Berati është kthyer dhe një herë në qendrën e aktivitetet sportive të hedhjeve me parashutë. Bëhet fjalë për edicionin e katërt “Open Air” në të cilin morën pjesën 90 garues nga 17 vende të ndryshme. Në këtë aktivitet treditor morën pjesë pilotë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Belgjika, Italia etj. Ata pushtuan qiellin e Beratit duke krijuar një atmosferë ndryshe në qytet.
Nisja e garës u krye në lartësinë e Malit Partizan dhe pas itinerarit të parashikuar parashutistët u ulën në brigjet e lumit Osum. Për parashutistët gara në Berat ishte teknikisht shumë e vështirë, pasi ishte në mes lumi Osum, që ndodhej shumë afër vendit të uljes së parashutave. Një gjë e tillë shkaktonte turbolenca e rryma të forta duke e bërë të vështirë për pilotët arritjen e pikës zero, që është dhe pika maksimale.
Fitues i këtij edicioni të katërt të “Open Air” në Berat ishte Dragan Popov nga Serbia, që la nga pas kosovarët Migjen Shala dhe Fanol Shala.