E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie në fshatin Zallë

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Policia e Krujës arrestoi një 67-vjeçar pasi dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij e më pas flakët u përhapen në fshatin Halil dhe në vendet e quajtuara “Kodra e Stafukeve” dhe “Kodra e Babasve”.

Policia njoftoi se si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit për një vatër zjarri në fshatin fshatit Zallë, u mundësua arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit I. H.(K.), 67 vjeç.

Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, për të djegur mbeturina bimore.

Policia bëri të ditur se zjarri ka dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë e përhapjes së tij janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme dhe pemë frutorë, në fshatin Zallë dhe në zonat përreth.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›