Krujë, dyshime për helmim masiv, dhjetra persona marrin trajtim në spital

Një situatë alarmante është paraqitur gjatë natës të së hënës në spitalin e Krujës. Nga njoftimet e fundit bëhet me dije se të paktën 35 persona kanë marrë trajtim mjeksor, pasi dyshohet se janë helmuar nga konsumi i ujit. Policia e Krujës, ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut. Organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, po punojnë për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.