E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Miku ynë, njeriu i pajtimit…” dokumentar i RTSH kushtuar ish kryeministrit Bashkim Fino

Dokumentari “Miku ynë, njeriu i pajtimit…”, i realizuar nga RTSH, me skenarin e gazetarit Anxhelo Xhaçka, u shfaq pak ditë më parë për herë të parë në prani të miqve e kolegëve, në përvjetorin e lindjes së Bashkim Finos. Politikani i njohur, u nda nga jeta gjatë pandemisë së Covid-19. Bashkim Fino drejtoi si kryeministër Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, në një nga momentet më të vështira të vendit, në kaosin e vitit 1997, kur dështimi i firmave piramidale rrezikonte një përplasje civile. Më pas Bashkim Fino ka mbajtur edhe disa poste të tjera ministrore në kabinetet qeveritare socialiste, si dhe ka qënë i zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë për 6 legjislatura.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›