Krujë, gjendet i mbytur në liqen një person
Një person është gjetur i mbytur mesditën e sotme në liqenin e Barunit në Krujë.
Ilir Vulka, i cili punonte si roje dyqanesh është gjetur buzë liqenit nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat pasi kanë kqyrur kufomën nuk kanë konstatuar shenja dhune në trup prandaj dyshohet se Vulka mund të jetë mbytur.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së Ilir Vulkës.