Krujë, tentojnë të grabisin banesën, kryefamiljari i qëllon me armë
KRUJË- Vjedhjet në qytetin e Krujës vijojnë të jenë një kërcënim për jetët e banorëve. Një familje në Thumanë të Krujës është tentuar të grabitet në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se një grup prej tre personash kanë ndaluar në autostradën Fushë Krujë-Milot, dhe i janë drejtuar një familjeje që ndodhet në afërsi të autostradës, për ta grabitur.
Pronari i shtëpisë Fejzulla Fresku, në dëshminë e tij thotë që hajdutët kanë tentuar të hapin dyert e shtëpisë, por famijarët kanë dëgjuar zhurmë dhe kanë dalë menjëherë. Në dalje janë përballuar me hajdutët, dhe kryefamiljari ka qëlluar me armë në drejtim të tyre duke plagosur njerin prej hajdutëve, i cili dyshohet të jetë nga Shkodra.
Dy personat e tjerë kanë mundur të largohen, ndërsa person i tretë, i cili mbeti i plagosur është dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas policisë mësohet gjithashtu se tre personat që kanë tentuar të grabisin familjen Fresku udhëtonin me një makinë të vjedhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës. Kjo familje është e treta herë që përballet me kërcënimet e hajdutëve. Ndërkohë policia, bën të ditur se po punon për kapjen e dy autorëve të tjerë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)