E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministrin Berisha e lë makina, avari në sistemin elektronik

TIRANE- Një avari në sistemin elektronik të automjetit tip Benz me targa TR 0007 Z ka detyruar kryeministrin Berisha që të kthehet me një tjetër automjet nga ceremonia në kopshtin nr 25 në Tiranë.

Kryeministri është parë t’i afrohet ambienteve të kopshtit me makinën tip Benz me të cilen ai udhëton zakonisht, por drejtuesi i automjetit dhe shoqëruesi i tij kanë parë që në pjesën e përparme ose sic quhet ndryshe kofano e makinës të dalë avull.

Makina kryeministrore është transportuar me karroatrec drejt servisit kurse pas ceremonisë për 1 qershorin që u organizua në këtë kopësht Berisha është larguar me një automjet tjetër me targa TR 46 23 N.
Ne kopshtin nr. 25, në njësinë bashkiake nr. 4, në kryeqytet, kryeministri uroi të gjithë fëmijët shqiptarë me rastin e 1 Qershorit, festës së fëmijëve.
Në fjalën e tij Kryeministri theksoi vëmendjen e qeverisë ndaj arsimit parashkollor në Shqipëri dhe siguroi se "gjatë këtij viti, do të shtohen edhe 104 klasa të reja për sistemin parashkollor".

"Ne synojmë që të gjithë fëmijët deri në moshën 5 vjeç, në fund të këtij viti të frekuentojnë kopshtet", tha Berisha, duke siguruar se qeveria do të investojë akoma më shumë në kopshtet dhe shkollat e vendit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›