E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruz: “Derbi mezi pritet në Milano”

"Edhe pse në klasifikim ne jemi 22 pikë para, kjo distancë nuk përfaqëson diferencën e vërtetë midis Interit dhe Milanit. Është një derbi shumë i pritur në qytet. Në vitet e fundit Milani ka qenë më i fortë dhe sapo është laureuar kampion i botës, por ne jemi rritur dalngadalë për të gjetur edhe atë që i ka munguar Interit prej shumë vitesh", - thotë sulmuesi i Interit, Kruz.
"Sot flitet shumë për dyshen Ibrahimovic-Kruz, pasi luajmë bashkë dhe shënojmë shumë gola, por gjërat mund të ndryshojnë. Unë nga ana ime, nuk jam ndjerë kurrë një lojtar bankine pasi kudo që kam shkuar ka luajtur gjithmonë, por duke ardhur te Interi, e dija se do të gjeja vështirësi", - sqaron argjentinasi.
Të dielën do të mungojnë në derbi dy protagonishtë të rëndësishëm si Ronaldo për Milanin ashtu edhe Adriano për Interin. Por, kush humbet më shumë? "Në të vërtetë, të dy skuadrat, - përgjigjet Kruz, - pasi janë dy kampionë të mëdhenj. Ronaldo tashmë e ka demostuar dhe Adriano ishte duke ardhur në formë, edhe pse pati disa probleme të karakterit psikologjik".
Së fundi edhe një mendim për shortin e një të tetave të Ligës së Kampioneve. "Liverpuli është shumë i fortë, por për të thënë të vërtetën edhe 15 skuadrat e tjera që kanë mbërriur në këtë fazë janë të forta".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›