Bogdani zëvendësues ndaj Atalantas

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Erjon Bogdani e sheh veten përsëri zëvendësues edhe për ndeshjen e së dielës përballë Atalantas. Mediat italiane në formacionet e mundshme për ndeshjen e nesërme e shohin shqiptarin në pankinë, ndërsa dy të preferuarit e trajnerit Giancarlo Camolese për repartin e sulmit janë Tavano e Tristan. Kjo është ndeshja e katërt radhazi në të cilën Bogdanin nuk do të jetë titullar, ndërsa në atë të fundit kundër Romës nuk ishte aktivizuar për asnjë minutë.
Fati nuk ka qenë me shqiptarin në këtë sezon pasi akoma nuk ka arritur që të shënojë golin e parë me skuadrën e Livornos prejse ishte transferuar nga Chievo Verona në fillim të këtij edicioni, pavarësisht se në përgjithësi ka bërë paraqitje të mira.