E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë Peter Blume dhe Sekretarja e CDU, Chantal Krengel.

Gjatë takimit janë ndarë eksperiencat e përbashkëta në shërbim të qytetarëve, ndërsa Arbana ka folur për zhvillimin e Shijakut pas tërmetit dhe të gjitha investimet që janë bërë me mbështetjen e Kryeministrit Rama. Pjesë e diskutimeve të kësaj vizite ishte dhe vota historike e shqiptarëve të diasporës, sfidat e tyre të emigrimit dhe integrimit në Gjermani.

Kryebashkiaku Arbana u shpreh, në një njoftim për mediet, se i mirëpret Blumen-in dhe Krengel-in për një vizitë në Shijak, për të forcuar më tej marrëdhëniet dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit mes dy qyteteve.

Ndërkohë që Gjermania sot voton për parlamentin e ri në zgjedhjet e parakohshme, një nga katër kandidatët për kancelar të ardhshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz është nga qyteti i Arnsberg-ut, si përfaqësues i CDU.

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›