Kryebashkiaku i Kievit thirrje ukrainasve të larguar: Mos u ktheni, jemi ‘objektiv kryesor’ i Rusisë

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko ka deklaruar gjatë një interviste për CNN se fatkeqësisht ende nuk mund të garantojnë sigurinë e banorëve. Kryebashkiaku Klitschko u është drejtuar banorëve të larguar nga kryeqyteti, se nuk është e sigurt që të kthehen në Ukrainë pasi vendi ende është ‘objektiv kryesor’ i Rusisë.
“Fatkeqësisht, sot nuk mund të garantojmë sigurinë e çdo banori. Çdo cep i Ukrainës, çdo qytet dhe qytezë, është nën kërcënim ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj barbare kundër vendit tonë”, tha Kryebashkiaku i Kievit.
/rtsh.al/