Scholz: Ukraina do të ndiejë pasojat e luftës për shkak të bombave të pashpërthyera

Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se sipas tij Ukraina mund të ndiejë pasojat e luftës së Rusisë “për 100 vjet” dhe kjo si pasojë e bombave të pashpërthyera që mbushin qytetet, raporton BBC.
Duke ju referuar të kaluarës së Gjermanisë të shkatërruar nga lufta, kancelari gjerman tha se “ata që jetojnë në Gjermani e dinë se bombat nga Lufta e Dytë Botërore zbulohen ende shpesh”.
Për këtë arsye kancelari gjerman tha se Ukraina duhet të ndihmohet gjatë rindërtimit.
“Kjo është arsyeja pse ne gjithashtu do të duhet të punojmë së bashku për rindërtimin,” tha ai gjatë një konferencë shtypi në Berlin.
/rtsh.al/