Kryebashkiaku i Korçës, Filo: Sfida jonë është përmirësimi i ekonomisë së çdo familjeje

Në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka folur për investimet në këtë qytet dhe planet që ka në vazhdim të mandatit të tij.
Filo vjen nga eksperienca shumë e gjatë në sistemin bankar, ku për më shumë se 10 vite është në pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Korçës. Para vitit 2013 ka qenë në pozicionin e n/kryetarit të këtij institucioni.
Kryebashkiaku shprehet se, investimet e viteve të fundit në Korçë, janë bërë faktor i rritjes së numrit të vizitorëve të huaj në qytetin e serenatave të cilat fal projektit “Rilindja Urbane” qyteti ka pësuar ndryshime drastike duke u kthyer atë një qendër të turizmit.
Sipas Sotiraq Filos rilindja urbane nuk është një fasadë, një program pastrimi, ngjyrosjeje dhe zbukurimi, por është një program ekonomik që bëhet bazë për zhvillime të mëtejshme”.
“Për shkak të kalimit tim nga pozicioni I nënkryetarit në atë të kryetarit problematikat e qytetit për mua kanë qenë të njohura. Pjesa më e madhe e problematikës apo çështjet të cilat merret kryetari kanë specifika por tashmë janë të tejkaluara vështirësitë. Më është dashur që të njihja gjithçka nga fillimi duke nisur nga kuadri ligjor , problemet e ndryshme që nga kërkesa për zgjidhjen e problemeve apo dhe ankesat dhe problemet e qytetarëve.”
Filo në intervistën e tij duke komentuar ndarjen e pushteteve dhe historikun e drejtimit të bashkisë së Korçës nga të dy krahët e politikës, tha se pavarësisht se kush e drejton pushtetin qendror dhe atë lokal është e rëndësishme që duhet të ketë gjithmonë bashkëpunim dhe mbështetjeje të ndërsjellët.
“Bashkia është institucion që ofron shërbime bazike dhe të prekshme nga qytetarët dhe patjetër duhet të mbështeten në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shumë të fuqishme nga pushteti qendror.Pa mbështetjen dhe pa program të pushtetit qendror është e pamundur që projektet të realizoheshin vetëm nga buxheti i lokal.”
Kreu i Bashkisë, Filo tregon disa nga projektet që bënë të mundur transformimin e qytetit.
“Projekte të tilla si restaurimi dhe rikonstruktimi i Pazarit të vjetër, ndërtimi i Muzeut të Artit Mesjetar, rikonstruksioni i Teatrit “Andon Zako Cajupi”, ndërtimi i Qendrës së madhe Multi-funksionale të fëmijëve, ndërtimi zonës sportive por dhe investime të tjera që kanë të bëjnë me rikonstruksionin e rrugëve apo ndriçimi publik në fshatrat turistike janë disa prej projekteve të realizuar nga programi të madh të rilindjes urbane.”
Këto projekte u shpreh Filo, realizuan atë transformim të jashtëzakonshëm që Korça përjetoi në këto 10 vitet e fundit.
Pushteti të konsumon kur e keqpërdor votën dhe besimin e qytetarëve dhe jo kur këtë besim e përdor për të bërë projekte dhe punë të mira për gjithë Bashkinë e Korçës
Duke treguar një ditë normale pune, Filo tregoi se dita nis me takimin e mëngjesit me stafin e bashkisë dhe delegimin e punëve të përditshme. Më pas vazhdojnë me inspektimet në terren dhe takimet që janë në agjendë të kryetarit të bashkisë.
Por patjetër që një kryetar bashkie nuk punon me orare zyrtare sepse puna për atë vazhdon 24/orë duke qenë i impenjuar çdo moment ku më duhet që ti ndjek dhe ti inspektoi nga afër çdo punë apo problem që del.
E konsideroj veten e fat që drejtojë Bashkinë e Korçës në periudhën kur ka pasur një mbështetje të jashtëzakonshme nga ana e qeverisë qendrore ku fal të cilës u kryen dhe u realizuan shumë projekte madhore.
“Nëse sot flasim për Korçën si destinacion turistik sot, na duket normale dhe e tillë është”, por disa vite më parë, se ne të merrnim mandatin e parë dhe të fillonim të krijonim sinergji me pushtetin vendor, flisnim për turizmin si të ardhmen e këtij vendi, por ishte një fjalë, një dëshirë, një ambicie e pambështetur në realitetin e fakteve. Por sot është realitet.”
Sfida jonë tashmë është që transformimi që ka njohur qyteti në vitet e fundit duhet që ky transformim të shkoi tek ekonomia e çdo familje.
“Sfida dhe prioriteti im dhe i yni si bashki është mirëqenia dhe përmirësimi i ekonomisë së çdo familje. Kjo do të vi duke mbështetur faktorët kryesor ekonomik në qytetin e Korçës, duke nisur nga turizmi më pas atë bujqësinë , me agro-përpunimi dhe për të vazhduar me një program që e kam përzemërt që krijon mundësi të mirë paguara për të rinjtë dhe të rejat e qytetit që është programi i mbështetjes së sektorit të teknologjisë, komunikimit dhe inovacionit.”
Sipas tij “me Rilindjen Urbane ne hapëm një rrugë që vazhdon. Falë Rilindjes Urbane në Korçë janë hapur shumë sipërmarrje të vogla që zhvillohen dita-ditës, sipërmarrje që kanë krijuar punë për familjet që kanë transformuar shtëpitë e tyre në bujtina, por edhe për të tjerë që punësohen nga hallkat e zinxhirit të biznesit të vogël që e ka bërë Korçën një hapësirë vibruese për ekonominë lokale.”
/rtsh.al/