Kryebashkiaku i Libohovës në SPAK, akuzohet se lejoi kultivimin e kanabisit kur ishte shef i krimeve

Kryebashkiaku i Libohovës Leonard Hide është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Hida dyshohet se në kohën që ka ushtruar detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit, kultivimin e bimëve narkotike. Pas daljes nga SPAK, Hide deklaroi se është i gatshëm që të largohet nga detyra nëse do të duhet të përballet me drejtësinë.
“Gjykimet bëhen në SPAK. Patjetër, nëse do duhet do e jap dorëheqjen. As nuk bëhet fjalë”, tha ai para mediave.
Gazetare: Heriselda Dyrmishi