E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku i hedh një shkëmb në oborr ish- gruas

Kryebashkiaku i një qyteti të vogël në Kanada është nën hetim policor pasi hodhi një gur 20 tonësh në oborrin e ish- të shoqes, duke i bllokuar daljen nga garazhi.

Kryebashkiaku thotë se e ka bërë një veprim të tillë që të ndalonte ngacmimet e shumta që i vinin nga ish e shoqja.

Kryebashkiaku, që ka në pronësi një kompani gërmimi, shkroi me ngjyrë portokalli mbi gur një mesazh urimi për ditëlindjen e ish të shoqes.

Ndërkohë, ish e shoqja, thotë se gjatë kohës që ishte e martuar, druhej për jetën e saj. Ajo gjithashtu e akuzon ish të shoqin për ngacmim pas kohës që janë ndarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›