Denoncon mamanë në polici: Më detyron të bëj punë
Një djalosh 11 vjeçar në Gjermani mori në telefon numrin e emergjencës së policisë për të denoncuar mamanë e tij. Ai tha se mamaja e detyronte atë të bënte punët e shtëpisë.
Duhet të punoj gjithë ditën, nuk kam më kohë të lirë, tha djaloshi.
Djaloshi tha se bënte punë të detyruar dhe kjo vuri në lëvizje policinë. Ajo mori në pyetje mamanë e tij dhe vetë djaloshin, të cilit iu kërkua të shpjegonte se çfarë ishte punë e detyruar. Ai tha se detyrohej të pastronte shtëpinë e tarracën.
Kurse mamaja tha se i kishte thënë djaloshit që ngrije gazetën nga dyshemeja. Ai luan gjithë ditën dhe kur i them të bëjë diçka, më thotë se është punë e detyruar, tha mamaja.