E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku, plan me Policinë për të vendosur kamera përgjimi në Prishtinë

Prishtinë, 18 Gusht NOA Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, dr Isa Mustafa ka zhvilluar një takim kokë më kokë me drejtorin e rajonal të Policisë së Kosovës, z. Emin Beqiri, për të arritur një pakt mbi vënien e kamerave përgjuese në kryeqytet, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Takimi është zhvilluar në zyrën e kreut Mustafa i cili pas bisedës tha se bashkëpunimi i mirë në mes të komunës dhe PK-së është thelbësor për mirëqenien qytetarëve.

Kryetari i Prishtinës, tregoi se gjatë takimit me drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës, z. Emin Beqiri, u diskutua edhe për gjendjen e sigurisë në qytet, pas disa grabitjeve që janë bërë në disa banka të qytetit.

Në këtë linjë, kryetari Mustafa dhe z. Beqiri u dakorduan që bashkërisht me bankat, kompanitë e sigurimeve dhe institucioneve të tjera financiare të shikojnë mundësinë e vendosjes së kamerave në pikat kyçe të qytetit, - konfirmoi për agjencinë NOA, zyra për media e Komunës së Prishtinës.

Dy palët, kanë vlerësuar se vënia e kamerave, do të sillte monitorimin jo vetëm të gjendjes në trafik por edhe të nivelit të sigurisë në qytet që për pasojë, do të ishte më i lartë.

***

Sakaq, temë tjetër e diskutimit në mes të kryetarit Mustafa dhe drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës, z. Beqiri ishte edhe rregullimi i komunikacionit në qytetit.

Kryetari Mustafa dhe z. Beqiri theksuan se për momentin për shkak të ndërtimeve që po bëhen në rreth rrotullimin në kryqëzimin e rrugëve Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Mitrovicë, qarkullimi i automjeteve në qytet është vështirësuar dukshëm.

Kryetari Mustafa dhe z. Beqiri theksuan se do të kërkojnë nga Ministria e Transportit që në mënyrë të përbashkët punojnë në gjetjen e rrugëve alternative për qarkullimin e automjeteve deri sa të përfundojnë punimet në këtë rreth rrotullim. 

/a.b/e.n/NOA/

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›