E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, ndahet nga jeta komentatori Robert Novak

Komentatori politik konservator Robert Novak vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin në tru në moshën 78 vjeçare. Familja e tij njofton se ai vdiq në banesën e tij në Uashington. Vitin e kaluar ai e la punën në gazetën "Chicago Sun-Times" pasi duhet t'i nënshtrohej rrezeve dhe kimoterapisë. Mjekët zbuluan vjet se Novak kishte tumor në tru, pasi ai bëri një aksident me makinë. Ai i kishte rënë një këmbësori me makinë dhe fillimisht nuk ishte ndalur.
Robert Novak punoi për dekada me radhë për gazetën "Chicago Sun-Times" dhe ishte komentator politik për rrjetin CNN për 25 vjet, përfshirë edhe rolin e tij si drejtues i emisionit me debate politike "Crossfire."
Robert Novak shkaktoi skandal kur në vitin 2003, në artikullin e tij me opinione, nxori identitetin e agjentes së CIA-s Valerie Plame.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›