E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku synon pervetesimin e klubit te futbollit

Ne javen e fundit te mandatit veteshpallet administrator dhe me nje vendim te paligjshem tenton te pervetesoje klubin e futbollit te qytetit

Kryetari i Bashkise Pogradec Artan Shkembi ne skadim te mandatit te vet ka paraqitur ne Keshillin e Bashkise qe dominohet nga socialistet propozimin qe me nje vendim te keshillit ai te autorizohet themelues i shoqerise aksionere KF Pogradeci ku Shkembi do te jete administrator.

Vendimi qe do te kene sot keshilltaret socialiste per te votuar eshte i kunderligjshem pasi ne thelb shkon ndesh me nenet e ligjit per organizimin e pushtetit vendor ku shprehet qarte se te drejtat e prones keshilli nuk mund ti delegoje. Shkembi kerkon me aktin qe i ka paraqitur Keshillit Bashkiak pikerisht kalimin e kesaj te drejte tek ai. Duke u fshehur pas arsyetimeve qe lidhen me rregullat dhe kerkesat e federates Shkembi propozon krijimin e nje shoqerie aksionere ku ai personalisht dhe jo ne cilesine e funksionit si kryetar do te jete administrator i shoqerise. Kjo eshte nje shkelje tjeter ligjore ku Shkembi synon te perfshije edhe keshilltaret socialiste. Ne vendim nuk shprehet asgje per klubin dhe statusin qe ai ka sot. Kjo con ne nje shkelje tjeter ligjore sepse perdorimi i emrit pa zgjidhur me pare ceshtjen e statusit ligjor te klubit nuk mund te behet.

Shkembi eshte kujdesur qe ne statut te krijoje hapesira qe neser kur te hapet mundesia te perfshije aksionere te tjere private te jete ne gjendje te marre vendime edhe me 30 te asamblese se aksionereve. Kjo duket se provon projektin e dyshimte te Shkembit qe neser te kete dore te lire ne vendimmarrjen jo thjesht te nje klubi por te nje shoqerie aksionere ku ne loje do te jene vlera te patjetersueshme te qytetareve dhe bashkise te Pogradecit. Ky veprim eshte jo vetem i paligjshem eshte jo vetem i dyshimte per qellimet qe fsheh por eshte edhe teresisht amoral - thone keshilltaret demokrate te cilet kane deklaruar se do te pengojne marrjen e vendimit nga keshilli. Per demokratet nuk eshte normale qe ne skadim te mandatit keshilli te ftohet me urgjence te votoje per ceshtje qe kane te bejne me prona. Kryetari i bashkise kur kuptoi qe nuk do te fitoje dot me kerkon te vere dore mbi drejtimin e nje pasurie kaq te rendesishme - u shprehen keshilltaret demokrate. Ata deklaruan se do te ndjekin rruget ligjore per te mos lejuar kete veprim aventuresk te Shkembit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›