E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaçe, e fortë në Eurosong

Nga Express më 25 mars 2011 në ora 14:50

Njëri prej tabloidëve më të njohur në Gjermani “Bild”, ka shkruar të enjten se përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong është njëra prej katër konkurrenteve më të forta në Eurosong, që do të mbahet në Gjermani gjatë muajit maj.

Bild, që njihet për zbulimin e shumë skandaleve në Gjermani dhe si njëra prej gazetave më të shitura, e konsideron përfaqësuesen shqiptare si një “mollë të fortë” në garën e Eurovisionit, edhe pse shumë ueb-faqesh bastoresh e konsiderojnë shqiptaren si një konkurrente të dobët.

Këngëtarja kishte paralajmëruar se kënga në anglisht do të jetë një këngë shumë më mirë e realizuar dhe për këtë kishte udhëtuar në qytetin e muzikës, në Los Angeles, ku edhe kishte incizuar këngën atje në një studio të famshme.

Pas incizimit të këngës, Gaçe është kthyer në Shqipëri, ku edhe ka realizuar një videoklip të këngës, i cili në youtube.com ka kaluar më shumë se 40 000 klikime.
Versioni anglisht është vlerësuar mirë edhe nga kritikët, ndërkaq Gaçe ka thënë se me klipin e saj synon që të promovojë edhe turizmin në Shqipëri, e cila njihet për plazhet e saj të virgjëra dhe mjaft atraktive për turistët evropianë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›