E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryediplomati serb Vizita ne Tirane e rendesishme

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivan Mrkic ka thënë se vizita e tij në Tiranë ka një rëndësi të veçantë për ripërtëritjen e marrëdhënieve në rajon.

Kjo, ka thënë ai në një deklaratë për shtyp, është në interesin e Serbisë pasi deri më tani ka pasur konsultime të ndryshme me homolog të shumë vendeve të rajonit dhe Serbia është e interesuar për marrëdhënie të mira.

“Në Tiranë prej kohësh nuk ka qenë ministri i Jashtëm serb dhe kjo është një vizitë në kuadër të turneut tim Ballkanik. Shpresojmë që do të krijojmë baza për një bashkëpunim më të mirë”, ka thënë ministri serb. Mrkic, është një diplomat karriere prej dekadash në ministrinë e jashtme, ndërkaq ka qenë i njohur për publikun vetëm në kohën kur ka qenë ambasador në Qipro pasi përflitej se kishte ndihmuar në fshehjen e parave të zhdukura nga bankat jugosllave gjatë viteve ’90 apo edhe pastrimit të parave.

Zyrtarët serb kanë premtuar vizita në Tiranë, por kryesisht ato janë shmangur. Ish-presidenti, Boris Tadic, disa herë është ftuar dhe përkundër konfirmimeve, nuk ka qenë si president shteti në vizitë zyrtarë në Shqipëri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›