Kryekomisari rrefen vrasjen e gazetarit

E rikthyer ne vemendje 11 vjet pas ngjarjes se ndodhur, vrasja e Ali Ukes, gazetarit kosovar, i cili u gjet i pajete ne banesen e tij, ne oret e para te 29 korrikut te vitit te larget 1997, eshte rrefyer dje per "Koha Jone", nga ish-shefi i Komisariatit numer 1, ne kryeqytet dhe me vone drejtor i Policise se Tiranes, Albert Dervishi. Ish-kryepolici tregon ngjarjen e asaj nate, si ishte marre njoftimi, hetimet e zhvilluara nga policia dhe institucionet e tjera te shtetit per vdekjen e 26-vjecarit, student i gazetarise.
Zoti Dervishi, ju keni qene shefi i Komisariatit numer 1, ne kohen kur ka ndodhur vdekja e gazetarit Ali Ukaj. C'mund te na thoni per ata ngjarje?
Po, eshte e vertete qe kam qene shefi i Komisariatit numer 1. Policia e Tiranes eshte njoftuar rreth ores 01:00, te mengjesit te 29 korrikut te vitit 1997, per ngjarjen e ndodhur ne nje banese, zone te cilen e mbulonim ne. Por, ne fakt, ngjarja kishte ndodhur pak me pare, rreth ores 23:30 minuta, kur ne apartament ishte duke u zhvilluar nje debat. Te gjitha keto jane bere te ditura nga autori Selman Uka, kusheriri i viktimes, te cilin ne e arrestuam dhe me pas e derguam ne qeli, ku dhe e moren ne pyetje ne lidhje me ate qe kishte ndodhur.
Cfare ka deklaruar i arrestuari Selman Ukaj, gjate marrjes ne pyetje dhe si kishte ndodhur ngjarja?
I arrestuari, gjate marrjes ne pyetje, na tregoi se ishte kusheri i Aliut dhe se ky i fundit kishte nderruar jete gjate debatit qe kishin bere ata. I arrestuari, per te cilin me pas u zhvillua nje proces gjyqesor, u denua me mjekim, pasi kishte probleme mendore, sic dhe tha ekspertiza mjeko-ligjore. Me pas ka qene prokuroria, e cila eshte marre me kete dosje. Ne polici cdo gje ka mbaruar per 48 ore, pasi me vone hetimet dhe cdo veprim tjeter i ka bere prokuroria, e cila ka ndjekur ceshtjen ne gjykate.
Ju kishit informacione se krahas policise, ishte dhe nje tjeter institucion shqiptar duke ndjekur kete ceshtje dhe se kishte pergatitur nje dosje?
Ne nuk kemi pasur informacione te tilla, por kemi degjuar se dhe Sherbimi Informativ Kombetar, SHIK, ishte duke hetuar ne lidhje me kete ngjarje. Por, ne nuk kemi marre apo pare ndonjehere ndonje dosje nga ky institucion. Vlen per t'u theksuar se policia ka shkuar menjehere ne vendin ku kishte ndodhur vrasja dhe i ka bere te gjitha veprimet ne kohe. Gjate asaj periudhe, ne komisariat na kane ardhur dhe te gjithe gazetaret, te cilet kane kerkuar te verteten e kesaj ngjarjeje dhe ne i kemi dhene te gjitha ato qe dinim, ne lidhje me vrasjen e gazetarit te "Gazeta Shqiptare".