E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryemadhi akuza Felajt: Po shkel procedurat, na ka mbetur vetëm t’i thyejmë karriget kokës njëri-tjetrit

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka akuzuar drejtuesen e seancës parlamentare Ermonela Felaj se po shkel procedurat dhe po numëron minutat e opozitës.

 “Na ka mbetur vetëm t’i thyejmë karriget kokës njëri-tjetrit. Këtu po na detyroni të shkojmë. Funksionimi i Kuvendit është gjëja më e rëndësishme që mund të ruajë edhe imazhin tuaj. Po shkel procedurat. Çështja e Komisionit Hetimor për Edi Ramën mund të ndalohet vetëm në një vend absurd që drejtohet nga një njeri pa shkollë. Mos u bëj kalkuluese minutave të opozitës, maj vendin tënd dhe respektoi rregulloren, në fund të fundit kjo është “në ato maja rripa rripa, një herë më hipe njëherë ta hipa”, tha Kryemadhi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›