E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e Rithemelimit bllokojnë Foltoren, Felaj: Po ju jepet fjala të gjithëve, uluni

Seancë e Kuvendit ka nisur me tensione, ku pas fjalës së mbajtur nga deputeti Oerd Bylykbashi deputetë e Rithemelimit kanë bllokuar Foltoren.

Kjo ka bërë që Garda të ndërhyjë, ndërsa drejtuesja e seancës Ermonela Felaj të kërkojnë uljen e deputetëve pasi sipas saj të gjithëve po ju jepet fjala. Gjithashtu gjatë tensioneve nga ana e deputetëve të opozitës ka pasur edhe fryrje të bilbilave

Bylykbashi:  Ky parlament është kthyer në varrimsin e pluralizmit parlamentar., k grupi i shumicës po abuzon me rregullore dhe të drejtat e deputetëve për të përfaqësuar qytetarët. Kemi kërkuar fjalën dhe të ngremë çështje për kontrollin e qeverisë, nuk pres që kjo qeveri që të respektojë të drejtën  qytetarëve, por ku parlament  e ka këtë detyrë. Ky kryeministër ka tentuar të korruptojë një zyrtarë të lartë të SHBA. Kërkojmë që komisioni hetimor për skandalin McGonigal duhet të grihet për të hetuar jo vetëm korrupsionin e Ramës proi dhe qëllimin e tij për të dëmtuar opozitën. Sot Rama u ka ulur ko0knë qeverisë së tij, ky parlament ka të drejtën e vetë për të hetuar. Kemi kërkuar mocion me debat për këtë çështje por shtyhet, kryeministri nuk vjen këtu se ka hall. Janë përjashtuar në grup për të zbrazur pjesën e opozitës nga aftësia e saj vendimmarrëse. Kemi bërë një kërkesë që pezullonte automatikisht pezullimin e deputetëve dhe duhet të ishin këtu në sallë, por ju shkelët ligjin.

Felaj: Kolegët të ulen, më lejoni të zhvilloj seancën. Ju lutem uluni. Po ju jepet fjala të gjithëve. Kjo që po bëni ju prodhon të kundërtën. Nuk lejohet të pushtosh foltoren.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›