E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, nuk kursen batutat: Sidoqoftë do shihemi një herë në muaj

Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e GJKKO ditën e sotme. GJKKO do të japë sot vendimin nëse dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë do të kalojë apo jo për gjykim.

Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat me mediat përpara gjykatës, ndërsa u shpreh se do të shohë çfarë vendimi do jepet nga gjyqtarja sot.

Ajo falënderoi mediat për atë që e cilësoi si “kalvar intervistash”, teksa shtoi se “sido që të shkojë puna do të shihemi një herë në muaj”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›