Kryemadhi:Sondazhi i "Gani Bobi" qesharak dhe i pabesueshëm
Sekretarja e LSI-së në qarkun e Dibrës, Monika Kryemadhi e ftuar në Ora News reagoi për sondazhin parazgjedhor të publikuar nga "Gani Bobi", ku e vlerësoi faktin se LSI-ja do të merrte 6% të votave, si një sondazh qesharak. "Problemi nuk qëndron tek numrat, por tek frika për manipulimin dhe shkatërrimin e zgjedhjeve", u shpreh Kryemadhi. Sipas saj, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kurse ky sondazh është një parapritë për manipulimin dhe shkatërrimin e zgjedhjeve. Sipas sekretares së LSI-së për qarkun e Dibrës, sondazhi i "Gani Bobi" nuk është i besueshëm. "Sondazhi është manipulues dhe tregon panik", deklaroi ajo. Sipas saj, nga sondazhet e LSI-së, që bëhen në bazë qarqesh, LSI-ja a 31 deputetë. Sipas Kryemadhit qeveria ka tendencën për të manipuluar zgjedhjet e 2009-ës. "Ka një tendencë për të gënjyer, për të disinformuar, dhe ky sondazh është pjesë e kësaj", shtoi ajo. Në rang kombetar LSI-ja na rezulton me 29% të votave në zgjedhjet e ardhshme", përfundoi ajo.