Zaloshnja:Sondazhi me marzh të lartë gabimi

Analisti dhe ekperti i sondazheve, Eduard Zaloshnja i ftuar në Ora News lidhur me sondazhin e botuar nga "Gani Bobi", deklaroi se kampioni që është zgjedhur për këtë sondazh është i vogël, është vetëm 747 persona. "Duke u nisur nga ekperienca ime mendoj se marzhi i gabimit është i madh për këtë zondazh, mund të variojë ne + -5%. Sa i përket partive të vogla, ky sondazh nuk vlen, sepse janë pyetur shumë pak persona", tha ai. Lidhur me partitë e mëdha, ai deklaroi se në sondazhin e bërë prej tij pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO,në prill, koalicioni del me 40.6% si koalicion, ndaj shifra prej 48% tani, më duket pak e pamundur. Lidhur me sondazhin që do të publikohet ditën e nesërme nga Zogby, Zaloshnja tha se "Zogby, është një nga njerëzit më të aftë të sondazheve politike, ka reputacion, procedurat do jenë strikte shkencore, por varet se kush do ta zbatojë në terren, sa ekperiencë kanë ata". Lidhur me faktin nëse Zaloshnja po bashkëpunon apo jo me të, ai theksoi se nuk ka asnjë kontratë me të, por ekziston mundësia e bashkëpunimit me një kompani tjetër.Eduard Zaloshnja theksoi se sondazhet që po publikohen tani nuk janë sondazhe të partive, por sondazhe që po realizohen nga mediat. Sipas ekspertit të sondazheve, publikimi i sondazheve duke qenë një ekperincë e re mund të paragjikohet. "Duke bërë pyetësorin në bazë të kritereve shkencore mund të arrihet të dihet se për kë parti mund të votojë elektorati", tha ai.