E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret deputeten britanike Jackie Doyle-Price

Kryeministri Berisha priti sot në një takim deputeten britanike Jackie  Doyle-Price. Kryeministri  Berisha pas ekspozesë  së plotë që i bëri deputetes britanike Jackie Doyle-Price rreth ecurisë të vendit në njëzet vitet e reformave demokratike,  theksoi vendosmërinë e qeverisë së tij në përgatitjen e vendit për marrjen e statusit të vendit kandidat të BE.

Kryeministri Berisha tha se gjithçka do varet nga performanca  e Shqipërisë dhe se marrja e statusit ishte në dobinë afatgjatë të vendit. “Mos marrja e statusit nuk do dëmtonte thjesht qeverinë,  por interesat jetike të  të gjithë shqiptarëve”, - theksoi kryeministri Berisha,  duke veçuar se ndërsa opozita bashkëpunoi shumë mirë për reformën zgjedhore, nuk veproi kështu për heqjen e imunitetit.

Deputetja britanike  Jackie Doyle-Price, duke vlerësuar ecurinë e reformave të qeverisë shqiptare, veçanërisht me politikën e taksave të ulta dhe zhvillimin e sektorit energjetik, shprehu bindjen se Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa garantoi mbështetjen që vendi i saj do vazhdojë  t’i japë asaj në rrugën e integrimit.

Ajo tha se kish pare një Shqipëri befasuese në mikpritjen dhe  lirshmërinë e njerëzve të saj, por edhe  në bukurinë e saj dhe se në kthim do të propagandonte në mesin e miqve të saj Shqipërinë turistike.

Kryeministri Berisha pasi vlerësoi organizimin e  Lojërave Olimpike në Londër si me të mirin e të gjithë kohërave tha se, marrëdhëniet mes dy vendeve po forcohen çdo ditë e më shumë duke veçuar numrin çdo vit në rritje të studentëve  shqiptarë  të mbështetur nga qeveria shqiptare në Universitetet më të mira të Britanisë së Madhe.


16/08/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›