E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha Lufte korrupsionit

Qe reformat e ndermarra ne shendetesi te jene te suksesshme duhet te luftohet korrupsioni. Keshtu eshte shprehur Kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se Task-Forces per Shendetesine gjate se ciles eshte ndalur edhe ne hartimin e protokollove te mjekimit zbatimi i te cilave do te percaktoje qarte koston e sherbimeve duke cuar ne rritjen e cilesise se tyre. Nese ne duam te kemi sukses duhet te luftojme korrupsionin. Disa studime serioze deshmojne nje renie te ndjeshme te tij gjate vitit qe shkoi por kjo nuk duhet ne asnje rrethane te na qetesoje ne - tha Kryeministri Sali Berisha.

Kreu i ekzekutivit eshte ndalur edhe ne draftin e ri te sigurimeve shendetesore qe qeveria miratoi disa dite me pare duke e cilesuar ate si me te mirin ne sherbim te qytetareve. Zgjedhje e cila as nuk rrit taksen per qytetaret e siguruar dhe qe detyron qeverine qe per ata te cilet nuk kane mundesi te paguajne tu pergjigjet qeveria - tha ai.

Kryeministri ka theksuar se cdo fature duhet ti shkoje Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor kostot e cdo analize te cdo medikamenti dhe cdo procedure ti dergohen ketij institucioni pavaresisht se kjo nuk eshte nje praktike e lehte e cila duhet jete e pranishme edhe ne vendin tone.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›