E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekselenca celet aplikimi per studentet

/ /

Jane plot 100 000 milione leke te akorduara per bursa qe do ti perfitojne studentet me te mire. Te gjithe aplikantet do te kene afat deri me 31 mars per te dorezuar dosjen me dokumentet e nevojshme ne Ministrine e Arsimit. Ne nje udhezim te vecante jane percaktuar procedurat e perzgjedhjes se fituesve dhe kriteret qe ata do te plotesojne. Po keshtu jane caktuar edhe kategorite qe perfitojne nga ky fond. Ndonese fjala ekselence te ben te mendosh se studentet duhet te jene absolute dhe te kene mbaruar ciklin e studimeve me te gjitha 10-a qeveria ka vendosur te jete tolerante. Mesatarja e aplikanteve do te jete mbi 9 madje vijon te ulet per disa programe studimi deri ne 8.5. Po keshtu eshte ulur edhe koha e kontributit qe duhet te japin ne vend te gjithe ata kandidate qe perfitojne burse. Nese me pare qeveria kishte vendosur si kusht qe kushdo qe perfitonte te drejten e studimit nga fondi i ekselences te kthehej per te punuar 5 vjet ne Shqiperi tashme detyrimin ndaj shtetit do ta shlyeje per 3 vjet. Prioritet do tu jepet studiuesve dhe shkencetareve te rinj per te ndjekur programet e doktorates dhe postdoktorates. Por vec tyre fondi do te shperndahet per cikle te tjera studimesh. Perfitimet nga fondi i ekselences mund te jepen me kohe te plote kohe te pjesshme apo ne bashkepunim mes Ministrise se Arsimit dhe fondacioneve apo organizatave vendase e te huaja. Ne udhezimin e ministrise percaktohen te plota te gjitha hallkat neper te cilat do te kaloje procesi i perzgjedhjes se kandidateve.
Mesatarja dhe nderprerja e burses
Nuk ka nje mesatare standarde por ajo eshte e diferencuar sipas llojit te shkences ku ka studiuar nje kandidat per te marre burse. Keshtu mund te kryeje jashte vendit doktoraturen apo studimet e ciklit te dyte cdo student i cili ka arritur nje mesatare mbi 9 ne shkencat natyrore dhe mbi 9.5 ne shkencat ekonomike e shoqerore. Perkatesisht mbi 8 per shkencat natyrore inxhinierike e te jetes dhe mbi 8.5 per shkencat ekonomike e shoqerore thuhet ne vendimin e qeverise dhe udhezimin e MASH-it. Ne te saktesohen edhe arsyet kur nderpriten bursat. Bursat nderpriten kur studenti mungon per me shume se nje muaj gjate vitit akademik perkates me perjashtim te rasteve te semundjeve te vertetuara nga klinika mjekesore thuhet ne udhezim. Gjithashtu bursa nderpritet edhe kur rezultatet e arritura jane me te uleta se mesataret e ciklit te meparshem. Pas dorezimit te dosjes me dokumente te gjithe kandidatet do te japin vec selektimit formal ku do te shihen kriteret kryesore edhe nje interviste perpara komisionit te ngritur prane MASH-it. Me pas behet selektimi perfundimtar. Nga sa ka deklaruar kryeministri i vendit vetem pak jave me pare nuk do te kete kufizime per numrin e studenteve qe do te perfitojne nga bursat. Mjafton te plotesojne kriteret dhe ata do te mund te ndjekin studimet ne nje prej 15 universiteteve me te mira te botes. Te gjithe kandidateve do tu vihet ne dispozicion nga Ministria e Arsimit edhe lista perkatese e dokumenteve qe duhet te dorezojne. Ato mund ti gjejne edhe ne faqen zyrtare te MASH-it. Kriteret per perzgjedhjen e shkollave te larta jashte shtetit ne raport me koston e kualifikimit fushat paresore numrin e bursave per secilen kategori ne varesi edhe te fondit konsultohen ne Keshillin e Arsimit te Larte dhe Shkences.

Kush perfiton nga ekselenca

Fondi i ekselences do shperndahet per
- Bursa te posacme per studente qe bejne studimet e doktorates jashte shtetit
- Bursa te posacme per studente qe ndjekin studime Bachelor ose Master
ne njerin prej 15 universiteteve me te mira te botes si dhe ata qe jane
pranuar e kane perfituar burse te pjesshme ne shkencat inxhinierike
teknologji informacioni matematike fizike dhe bioteknologji ne
universitetet e njohura perendimore.
- Bursa te posacme per shkencetare te rinj qe bejne studimet e postdoktorates
jashte shtetit
- mime/ shperblime per studente fitues ne konkurse dhe olimpiada
nderkombetare
- mime/shperblime dhe mbeshtetje financiare per botime shkencore me
nivel te larte shkencor te vleresuara edhe jashte vendit.

Te drejten per tu mbeshtetur financiarisht vendimi e kane
- Studentet qe ndjekin studimet e doktorates jashte shtetit pasi kane
perfunduar ciklin e pare e te dyte te studimeve kur
kane arritur note mesatare mbi 9 per shkencat natyrore
inxhinierike e te jetes dhe mbi 9.5 per shkencat ekonomike e
shoqerore ose perkatesisht mbi 8 per shkencat natyrore
inxhinierike e te jetes dhe mbi 8.5 per shkencat ekonomike e
shoqerore per studimet e kryera jashte shtetit ne secilin cikel
studimi
- Jane pranuar ne nje universitet te huaj per studimet e doktorates
apo te postdoktorates
- Kane pergatitur nje projekt per kerkim gjate studimeve te
doktorates apo postdoktorates jashte shtetit
- Pranojne te punojne se paku 3 tre vjet ne Shqiperi pas
perfundimit te studimeve te doktorates apo postdoktorates jashte
shtetit
- Nuk jane njekohesisht perfitues te ndonje burse tjeter nga shteti
shqiptar dhe nuk kane te ardhura personale mbi 200 000 dyqind
mije leke ne muaj.
- Studentet qe ndjekin jashte shtetit ciklin e pare dhe ciklin e dyte te
studimeve ne njerin prej 15 universiteteve me te mira te botes kur
- Jane pranuar ne njerin nga 15 universitetet me te mira te botes per
te ndjekur njerin nga dy ciklet e studimit si dhe ata qe jane
pranuar dhe kane perfituar burse te pjesshme ne shkencat
inxhinierike teknologji informacioni matematike fizike dhe
bioteknologji ne universitetet e njohura perendimore
- Pranojne te punojne se paku 3 tre vjet ne Shqiperi ose te
bashkepunojne me institucionet publike a me sektorin privat te
vendit ne forma te ndryshme pas perfundimit te ciklit perkates
te studimeve per te cilin perfitojne bursen ose pas perfundimit te
te gjithe ciklit te studimeve nese kandidati perfitues vijon
studimet
- Nuk jane njekohesisht perfitues te ndonje burse tjeter nga shteti
shqiptar dhe nuk kane te ardhura personale mbi 120 000 njeqind
e njezet mije leke ne muaj.

Fituesit ne konkurse dhe olimpiada nderkombetare me reputacion ne
forme cmimesh
- Nxenes dhe studente te klasifikuar ne tri vendet e para
- Studente dhe doktorante qe kane perfunduar studimet
universitare ose pasuniversitare me rezultatin shkelqyer ne nje
universitet te huaj qe renditet ne 30 me te miret e botes.
- Autoret e botimeve me nivel te larte shkencor te vleresuar edhe jashte
vendit te cilet perfitojne cmime dhe mbeshtetje financiare per
- Artikujt shkencore origjinale dhe analizat shkencore review
pranuar ne revistat shkencore te huaja qe jane te indeksuara me
faktor impakti mbi 2.0
- Monografite te shkruara ne gjuhe te huaj dhe qe kerkohen edhe
nga institucione jashte shtetit
- Veprat fondamentale qe vleresohen te nje rendesie te vecante per
shkencen dhe kulturen mbareshqiptare

- Pjesemarrje me kontribute referate ne konferenca dhe kongrese Bursat e posacme per doktoratat

Sipas udhezimit te ministrit te Arsimit per studimet e doktoratures mbeshtetja finaciare jepet deri ne 30 muaj. Shpenzimet e jeteses dhe sigurimeve shendetesore nuk kalojne 900 euro ne muaj. Nderkohe mbulohen shpenzimet e udhetimit ne varesi te qendrimit dhe formes se studimeve te doktorates. Ato variojne nga 350-1000 euro ne muaj. Ne burse eshte e perfshire edhe taksa e regjistrimit. Sa i perket takses vjetore te studimit ajo duhet te paguhet nga vete studentet. Bursa nga fondi i ekselences parashikon te mbuloje edhe shpenzimet e dy vizitave deri ne 7 dite te udheheqesve te huaj. Do te jete Keshilli i Arsimit te Larte e te Shkences ai qe do te perzgjedhe fituesit. Nese ata nuk plotesojne kriteret baze automatikisht perjashtohen.

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›