E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Do të financojmë çdo projekt të fermerëve të Lapardhasë për rritjen dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore

Në përshëndetjen drejtuar banorëve të Lapardhasë, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Të dashur qytetarët të Lapardhasë!

Përshëndetjet më vëllazërore dhe mirënjohjen më të thellë në këtë miting madhështor që ju sot keni realizuar dhe me të cilin po më prisni, së bashku me deputetët e Beratit. Unë ju sjell përshëndetjet më vëllazërore nga Tirana Saranda, Vlora, Gjirokastra dhe mbarë Shqipëria. Unë sjell tek ju frymën  fitores së madhe, fitores së 28 qershorit, fitores suaj, fitores së ëndrrës suaj evropiane.

Unë kam ardhur sot tek ju për tu zotuar para jush se së bashku në 4 vitet që vijnë do të ndërtojmë për Lapardhanë dhe mbarë Shqipërinë  kushte jetese dhe pune të njëjta me ato të disa vendeve anëtare të BE-së.  Ndaj dhe unë ju premtoj se do të financojmë çdo projekt për rrugët, kanalizimet sistemin vaditjes, ujësjellsat, shkollat , shërbimet shëndetësore  që ju do të paraqisni përmes deputeti tuaj Lefter Maliqi, i cili dua tu rrëfej këtu, se ka komunikuar me mua gjatë këtyre dy viteve me qindra e qindra herë  dhe asnjëherë të vetme nuk ka komunikuar për hallet  e tij personale apo të familjes së tij por për të gjitha rastet për ju dhe vetëm për ju.

Dua të zotohem sot para jush, para fermerëve te Lapardhasë se në katër vitet që vijnë, qeveria jonë do të barazojë pensionet tuaja me ato të qytetit, në 4 vitet që vijnë qeveria jonë do të financoje çdo projekt tuajin për rritjen prodhimit. Në 4 vitet që vijnë në Lapardha dhe në të gjithë Shqipërinë do të financojmë pas asnjë kufizim çdo rrënjë ulliri që ju do të mbillni në tokën tuaj. Në 4 vitet që vijnë do të ndërtojmë dhe rindërtojmë rrjetin më të fuqishëm të vaditjes së për tokat tuaja dhe të mbarë Shqipërisë. Ju garantoj se urën të cilën e kemi premtuar, do ta shndërrojmë në realitet sa më shpejt. Ju garantoj se të gjitha fshatrat e kësaj komune do të lidhen me qendrën  e komunës apo rrugët kombëtare me rrugë të asfaltuara, do të ketë ujë 24 orë në çdo familje të Lapardhasë dhe të mbarë Shqipërisë.

Por unë sot kam një thirrje shumë miqësore për të gjitha banorët e Lapardhasë, për të gjithë qytetarët e qarkut të Beratit. Le të  bashkohemi më 28qershor për të vazhduar ndryshimin, ftoj çdo banor të Lapardhasë së Beratit që pranojnë se anëtarësimi në NATO është një ndryshim i madh, që pranojnë se dyfishimi i pensioneve të fermerëve dhe rritja e tyre e madhe ne qytet është një ndryshim i madh, që pranojnë se ndërtimi dhe rindërtimi i 1012 shkollave është një ndryshim i madh, që pranojnë se ndërtimi i rreth 6000 km rrugë, i 720 ujësjellësve është një ndryshim i madh , pra i ftoj të gjithë ata të cilët në vetëdijen e tyre e pranojnë ndryshimin të bashkohemi së bashku dhe të vazhdojmë më tutje ndryshimin, për të ndërtuar Lapardhanë evropiane, Beratin evropian, Shqipërinë evropiane.

Ftoj të gjithë qytetarët e  Lapardhasë të votojnë së bashku se pavarësisht nga bindjet e tyre politike, vota së bashku  është votë për shndërrimin në realitet të projektit të tyre më madhështor, ëndrrës  evropiane , është votë për rrogat dhe pensionet e tyre të mëdha dhe më të larta  se në të 6 vendet anëtare të BE, është votë për një infrastrukturë moderne në Lapardha dhe në mbarë Shqipërinë, është votë për projektin e 20 milion rrënjëve ullinj dhe mbjelljen pa kufi të tyre, është votë për financimin e imputeve, akcizës së naftës për çdo sipërfaqe të mbjellë, është votë për financimin dhe kreditimin e të gjitha projekteve tuaja për fuqizimin e  prodhimit dhe marketingun e tij.

Në të vërtetë më shumë  se për një projekt modern është votë për veten tuaj, për mirëqenien tuaj, është votë  për të ardhmen tuaj, për punësimin tuaj. Unë ju ftoj ju, por edhe të gjithë zgjedhësit shqiptarë ti bëjmë këto zgjedhje, më të mirat e të gjitha zgjedhjeve. Në këto zgjedhje ne shkojmë  pasi kemi bërë regjistrin  elektronik të gjendjes civile, pasi kemi hartuar listën elektronike të votuesve , pasi kemi marrë letërnjoftimet elektronike me modernet në Evropë, prandaj le të paraqitemi të gjithë në këto zgjedhje , le të trokasim në dyert  Evropës me dinjitet , le të shkojmë të gjithë si familje në qendrat e votimit, por të votojmë secili veç e veç, sepse ky është standardi evropian, ky është standardi i vendeve të qytetëruara, prandaj le të marrim pjesë të gjithë në votime, le të bëjmë votimin më të bukur në historinë  e këtij vendi. Unë ju garantoj se në vitin e parë të mandatit të dytë do të lëvizim të lirë pa viza. Në 28 qershor të gjithë ju, të gjitha banorët e Lapardhasë, le të votojnë 10-tën, 10-ta është më e mira, 10 është ëndrra jonë e bukur evropiane, 10-ta jeni ju , banorë, punëtorë të mrekullueshëm të Lapardhasë, janë fëmijët tuaj, janë familjet tuaja është Lapardhaja blu, është berati blu, është Partia Demokratike, është Evropa blu që mezi na pret ne në gjirin e saj.


24/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›