E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Berati i katër viteve që vijnë, do të jetë Berati i potencialit të jashtëzakonshëm turistik

Pas inaugurimit të rruges hyrëse të qytetit, kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me qytetarwt e Beratit. Në përshëndetjen drejtuar atyre, kryeministri Berisha u shpreh:

“Të dashur qytetarë të Beratit!

Së pari, ju përshëndes vëllazërisht, shpreh gëzimin dhe kënaqësinë time që inaugurojmë sot së bashku, një hyrje moderne për qytetin tuaj, një nga hyrjet më të bukura në Shqipëri, e denje për Beratin, trashëgiminë kulturore,botërore, të tij. Së dyti vij këtu tu premtoj se në 4 vitet që vijnë qeveria do të shumëfishojë investimet në këtë qytet, qyteti i cili mahnit çdo vizitor, do të sistemojmë çdo rrugë e rrugicë të tij, do të ndërtojmë një bulevard madhështor, në anën tjetër të urës, në lagjen Goricë, do të ndërtojmë një bulevard me lulishte, që lidh rrugën kryesore të qytetit, me urën e re që ndërtuam. Ju garantojmë se projekti i më energjik i qeverisë sonë do të jetë boshti i Jugut. Ai do të jetë projekti më kryesor i 4 viteve që vijnë, por dua gjithashtu tu komunikoj vendimin e qeverisë, se do të asfaltojmë të gjithë rrugën që fillon në Berati dhe përfundon në Këlcyrë. Këtë premtim ua bëra qytetarëve të Përmetit, këtë premtim u bëj qytetarëve të beratit.  Rrugë të reja do të ndërtojmë, rrugët  e vjetra nuk do ti braktisim, por do ti rindërtojmë ato. Berati i katër viteve që vijnë do të jetë Berati i potencialit të jashtëzakonshëm turistik, do të jetë Berati që do të mirëpresë qindra e mijëra turistë nga mbarë Evropa dhe bota, do ti paraqesë atyre visaret e çmuara të trashëgimisë së tij kulturore, por edhe bukurinë mahnitëse të Tomorit dhe të zonave të tjera turistike. Në 4 vitet që vijnë unë u garantoj fermerëve të Beratit se qeveria ime jo vetëm do  ti urbanizojë dhe shndërrojë fshatrat e tyre, në një standard të njëjtë me lagjet e qytetit, duke ju garantuar ujët pijshëm 24 orë , por ajo do të mbështesë fuqishëm prodhimin bujqësor të tyre, do të financojë çdo rrënjë ulli që do të mbillet në këtë qark, do të financojë çdo rrënjë vreshtë apo hardhi, apo çdo lloj druri frutor, do të financojë nxitjen e prodhimit bujqësor, përpunimin e tij dhe marketingun në tregun  e tij. Në 4 vitet që vijnë pensionet dhe rrogat do të rriten më shumë se në 6 vende anëtare të BE-së, sikundër pensionet  e fshatit do të barazohen me ato të qytetit.

Unë kam një thirrje vëllazërore për të gjithë qytetarët e Beratit, të votojmë të gjithë së bashku ëndrrën evropiane, të votojmë beratin me infrastrukturën më moderne, të votojnë Beratin me potencialin e madh turistik, të votojmë për rroga dhe pensionet tona që meritojnë, të votojmë për zhvillimin e fermave moderne dhe mbështetjen e tyre, të votojmë të gjithë 10-tën, 10 është Berati, jeni ju, janë fëmijët tuaj të mrekullueshem, është ëndrra jonë më e bukur evropiane, është berati blu,është Shqipëria blu, është partia demokratike, është Evropa blu që mezi na pret dhe që vitin e parë në mandatin tonë të dytë, ne do të lëvizim të gjithë pa viza, në hapësirën e saj të pafundme.


24/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›