E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Kancelarja Merkel e vlerëson kufizimin e imunitetin si shembjen e një muri, në luftën kundër korrupsionit

Kryeministri Berisha bëri të ditur se një tjetër temë e diskutuar gjatë takimit me Kancelaren Merkel ishte lufta kundër korrupsionit, për të cilën Kancelarja Merkel ka inkurajuar vazhdimin e përpjekjeve të mëdha në këtë luftë.

 “Unë bëra një ekspoze të arritjeve dhe të vështirësive. Kancelarja Merkel e vlerësoi shumë faktin, kur e informova se parlamenti është në bisedime në bashkëpunim me opozitën për të kufizuar imunitetin sipas modelit të tyre. Në fakt kufizimi i imunitetit është një model që ekziston kudo. Disa veprime ndaj deputetit, në asnjë vend nuk kryhen pa lejen e parlamentit, por hapja e rrugës së hetimit është praktika më e avancuar. Kancelarja Merkel tha se në këtë mënyrë ju shembni një mur dhe imunitetet janë një mur. Kancelarja u ndal tek domosdoshmëria jetike e luftës kundër korrupsionit, vlerësoi arritjet, por kërkoi që të bëhen përpjekje shumë të mëdha në luftën kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë, të prokurorisë dhe në agjenci të tjera.”


10/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›