E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha përshëndet marrjen e çmimit “Nobel”nga Presidenti Ahtisaari

Kryeministri i Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha përshëndeti laurimin e Presidentit Ahtisaari me çmimin “Nobel  për merita për përpjekjen në shuarjen e konflikteve në botë”  si përzgjedhjen më të goditur dhe më të merituar të komisionit të çmimit “Nobel”.

Presidenti Marti Ahtisaari me vyrtytet e çmuara të një burri shteti të shquar, mençurinë, urtësinë, vendosmërinë, largpamësinë dhe ndershmërinë dha një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin në rajone të ndryshme të botës. Ndaj duke i përcjellë urimet më të përzemërta për këtë nderim të merituar Kryeministri Berisha shpreh dhe njëherë vlerësimin dhe mirënjohjen e tij më të thellë për ndihmën që Presidenti Ahtisaari ka dhënë për  paqen në Ballkan dhe në rajone të tjera.
    


10/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›