Kryeministri Berisha: Pjesëmarrja e Intesa Sanpaolo në bankën Amerikane të Shqipërisë, shenjë besimi në ekonominë shqiptare
Kryeministri Berisha mori pjesë sot pasdite në ceremoninë e organizuar me rastin e firmosjes zyrtare për pjesëmarrjen e Intesa Sanpaolo në Bankën Amerikanë të Shqipërisë. Në këtë ceremoni merrnin pjesë, Drejtori i Përgjithshëm për Rrjetin e Ndërtimit të Bankave të grupit Inteza Sanpaolo, zoti Giovanni Boccolini, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës Amerikane zoti Lorenco Roncari, ambasadori Italian në Tiranë, zoti Ianuci, autoritete drejtuese të bankave përkatëse, ministra si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri dhe përfaqësues të trupit diplomatik.
Duke marrë fjalën e rastit e Kryeministri Berisha u shpreh bashkimi i Bankës Amerikanë të Shqipërisë me njërin prej gjigandëve të mëdhenj të Evropës Sanpaoloimi, shënon një akt madhor, të rëndësishëm për vendin tonë.
Duke vlerësuar këtë lidhje si një perspektivë të madhe për të gjithë ekonominë shqiptare, Kryeministri Berisha theksoi se ky akt madhor para së gjithash është akt I madh besimi tek Shqipëria, tek ligjet e këtij vendi, tek njerëzit dhe tek inisiativa e tyre e lirë.
Nder të tjera Kryeministri Berisha u shpreh:
"Është vërtetë një ngjarje shumë e gëzueshme dhe historike që kjo ditë shënon një nga lidhjet më të shkëlqyera në historinë e këtij vendi, bashkimin e Bankës Amerikane të Shqipërisë me njërin prej gjigandëve më të mëdhenj të Evropës SANPAOLO IMI.
Ky akt madhor është para së gjithash një akt i madh besimi tek Shqipëria, një akt besimi tek ligjet e këtij vendi, por para së gjithash tek njerëzit e këtij vendi dhe inisiativa e tyre e lirë.
Është gjithashtu një akt i madh besimi në të ardhmen e këtij vendi.
Rithemelimi i Bankës Amerikane Shqiptare si degë e San Paolo Imi në Shqipëri është gjithashtu një perspektivë e madhe për të gjithë ekonominë shqiptare. Ky akt vjen si një histori suksesi e vërtetë. Zoti Domeniko Skalione ka njëmijë e nje arsye për të qenë krenar me frytet e punës së tij, po kështu zoti Lorenco Ronkari.
Në vitin 1995 presidenti Klinton do të dekretonte krijimin e Fondit Shqiptaro Amerikan, në traditën e disa fondeve të tilla të krijuara për vendet ish-komuniste. Ndër të tjera, duke i shprehur edhe mendimin e miqve të mi i kërkova presidentit të shqyrtohet mundësia e krijimit të një banke.
Presidenti përzgjodhi njërin ndër më të shkëlqyerit zotin Domenik Skalione për ti ngarkuar detyrën, I cili së bashku me stafin e tij në Shqipëri, vecanërisht me zotin Lorenzo Roncari, dashuria e të cilit për Shqipërinë më ka impresionuar gjithmonë, ia dolën të ndërtojnë një bankë të sukseshme. Sot ata bashkohen me nje gjigand evropian, por ruajnë emrin e tyre, për shkak të reputacionit të shkëlqyer që kanë.
Unë gjithashtu e shoh këtë një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm midis Italisë dhe Shqipërisë. Zoti ambasador, në një hark të shkurtër kohor, ne jemi dëshmitarë të një besimi të madh që bankat italiane i kanë dëshmuar Shqipërisë. Natyrisht ky është akti me kulmor dhe kjo ndodh një moment kur investitorë të mëdhenj italianë, evropianë, kanadezë, amerikanë dhe të vendeve të ndryshme, kanë projektuar miliarda dollarë euro për të investuar në sektorë të ndryshëm, në energji, turizëm, miniera dhe sektorë të tjerë të vendit.
SANPAOLO IMI së bashku me banka të tjera përbëjnë shtylla të fuqishme mbështetëse për to. Edhe njëherë dua tu përshëndes shumë përzemërisisht dhe tu falenderoj me shumë mirënjohje për këtë akt madhor suksesi dhe besimi ndaj vendit tim."