E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha bën homazhe në varrin e heroit Shaban Polluzha

Kryeministri Berisha, në vazhdim të vizitës së tij në Kosovës, duke shkuar për në Prekaz për të bërë homazhe dhe vizitë te familja Jashari, është ndalur edhe para varrit të heroit legjendar Shaban Polluzha. Duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të heronjve që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës, si familjes Jashari, familjes Berisha, Azem Galicës, kryeministri Berisha u shpreh për heroin Shaban Polluzha:
“Sot jemi më mirënjohës se kurrë ndaj atyre që sakrifikuan që nga koha e Lidhjes së Prizrenit, deri në vitin 1999. Duke shkuar për në Prekaz, u ndala te fshati, ku është monumenti i Shaban Polluzhës. Ai është një hero legjendar. Ai luftoi për lirinë e Kosovës, por për lirinë e vërtetë kombëtare. Kudo këtu mund të gjejmë heronj të tillë. Po të shkonim pak më tutje, do të gjeja shpellën ku janë eshtrat e Azem Galicës. Kjo është historia jonë”.


07/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›