E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha do të marrë pjesë, në Berlin, në takim e 27-të mbi sigurinë globale

Kryeministri Sali Berisha është nisur sot për në Gjermani, për të marrë pjesë në takimin e 27-të ndërkombëtar mbi sigurinë globale, i cili zhvillohet në Berlin, nga data 4 deri më 7 qershor 2010.

Për këtë vit, ky takim trajton temën “Siguria globale, sfidat në rritje”. Takimi organizohet nga Qendra për Studime Strategjike dhe mbështetet nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, universiteti i Tennesse, si dhe nga kompani të mëdha si Microsoft, CISCO, Lockheed Martin, etj..

Kryeministri Berisha në këtë aktivitet do të jetë sot referuesi kryesor i panelit të darkës, i cili do të trajtojë çështjet më të rëndësishme të sigurisë, ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal.


04/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›