Këshilli i Rregullores vijoi diskutimet rreth propozimit të një grupi deputetësh.
Sot, datë 3 qershor 2010 u zhvillua mbledhja e tretë e Këshillit të Rregullores me objekt diskutimin rreth propozimit të një grupi deputetësh iniciatorë.
Pas një debati të gjatë dhe të detajuar, lidhur me procedurën dhe pretendimet që z.Ruçi ka bërë publike, anëtarët e Këshillit shkëmbyen pikëpamje kryesisht për përmbajtjen, motivet, argumentimet, doktrinat dhe modelet juridike që janë në fuqi në vendet e demokracive parlamentare, për emërimin e funksionarëve të lartë të gjyqësorit.
Nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë këshill, u shpjegua se, votimi i hapur për gjyqtarët e lartë, është konkretizim jo vetëm I parimit të transparencës, por edhe i parimit të përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies të Parlamentit, i cili është i sanksionuar dhe funksionon me sukses në shumë prej modeleve solide, të demokracisë parlamentare.
Në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhënia e pëlqimit nga ana e Kuvendit, ështe kompetencë substanciale dhe jo formale e tij.
Kjo kompetencë substanciale që të ushtrohet, ka nevojë për instrumenta substancialë.
Ky është edhe motivi, ku mbështeten amendamentet e Rregullores.
Nga ana e kolegëve të Partisë Socialiste u kërkua që të merret kohë, për diskutimin e përmbajtjes dhe për shkëmbimin e mëtejshëm të argumentave.
Kryetarja e Kuvendit kërkoi që materialet lidhur me modelet e ngjashme të parlamenteve te tjera, të studiohen nga të gjithë kolegët përpara se diskutimi rreth amendamenteve, të vijojë në Këshill.
Mbledhja e radhës e Këshillit u vendos për ditën e hënë.