Kryeministri Berisha do të zhvillojë një vizitë në Greqi
Me ftesë të Kryeministrit të Greqisë, zotit Kostas Karamanlis, Kryeministri Berisha do të zhvillojë një vizitë në Greqi, në datat 12-13 shtator.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të ketë takime me personalitete të larta të shtetit dhe qeverisë greke. Kryeministri do të zhvillojë gjithashtu takime dhe me komunitetin e biznesit grek.